Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës

Hendboll

Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:11
Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës

Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, përfundoi me fitoren 40:26 të Prishtinës.

Skuadra prishtinase herët nisi shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:9. Tani Prishtinës i duhet edhe një fitore ose një barazim për të kaluar në finale të plejofit.

Ndeshja e dytë luhet në Mitrovicë, në mesjavë.

Rron Ramadani shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Lulzim Shabani i shtoi 7 gola. Amar Mujka ishte më efikasi te Trepça me 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat