Bujar Qerimi para misionit të madh, kurrë më afër historisë 

Hendboll

Bujar Qerimi para misionit të madh, kurrë më afër historisë 

Nga: K.G. Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:45
Bujar Qerimi para misionit të madh, kurrë më afër historisë 

Selektori i Kombëtares A të Kosovës, Bujar Qerimi, është para misionit të madh, kurrë më afër që më Kombëtare të futet në histori të sporteve kolektive në Kosovë, që të kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian.   

“Po mblidhemi të mërkurën me synim të qartë dhe të vendosur që të bashkohemi edhe më shumë si ekip, të lidhemi me njëri-tjetrin, të frymojmë si një trup, të përgatitemi maksimalisht që emrin Kosovë ta vendosim në piedestal.

Të bashkuar dhe me përkrahjen tuaj mund t’ia dalim. 

Edhe nëntë ditë deri te ndeshja vendimtare.

Kosovë – Mali I Zi, (28 prill, 19:30)”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat