Zorani me Malin e Zi ‘kërcënon’ Kosovën

Hendboll

Zorani me Malin e Zi ‘kërcënon’ Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:14
Zorani me Malin e Zi ‘kërcënon’ Kosovën

Selektori i Malit të Zi, Zoran Roganoviq, ka publikuar listën e 18 hendbollistëve për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
“Tri ditë para tubimit, dihet gjithashtu lista me 18 lojtarë që trajneri Zoran Roganoviq po mbështetet për duelet kundër Kosovës, Suedisë dhe Rumanisë”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Malit të Zi. 

“Vladan Lipovina dhe Stefan Çavor po kthehen në ekip, ndërsa këtë rast do ta humbë anësorin Milosh Vujoviq, si dhe beku Stevan Vujoviq, për shkak të masave që janë ndërmarrë në Katar, ku ai luan për Al Rajan. 

“Kombëtarja do të mblidhet të hënën, dhe të martën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku një ditë më vonë do të luajë kundër Kosovës, ndoshta ndeshja vendimtare për vend të dytë në grupin 8 kualifikues 8. Nënkampioni aktual i botës, Suedia, arrin në Podgoricë më 30 prill, ndërsa në ndeshjen e fundit kualifikuese, më 2 maj, është kundërshtari i kombëtares rumune”, njofton federata

“Suedia ka gjashtë pikë nga tre ndeshje, Rumania dhe Kosova kanë fituar tre (katër ndeshje), ndërsa ekipi ynë kombëtar ka fituar dy pikë nga tre ndeshje”, shkruan më tej.

Lista e lojtarëve:

Nebojsha Simiq, Mile Mijushkoviq, Filip Vujoviq, Aleksandër Bakiq, Marko Lasica, Mirko Radoviq, Nebojsha Simoviq, Nemanja Gërboviq, Vuk Lazoviq, Vaska Shevaljeviq, Aleksandër Glendzha, Milosh Bozhoviq, Bozho Anxheliq, Stefan Çavor, Vladan Lipovina, Branko Vujoviq, Risto Vujaçiç dhe  Radojica Çeçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat