Fati i Ferizajt dhe i Kastriotit është në dorë të Istogut 

Hendboll

Fati i Ferizajt dhe i Kastriotit është në dorë të Istogut 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:35
Fati i Ferizajt dhe i Kastriotit është në dorë të Istogut 

Fati i Ferizajt dhe i Kastriotit të Ferizajt është në dorë të Istogut. 

Liderja e tabelës, Istogu, do të përcaktojë fatin e Ferizajt dhe të Kastriotit, se cila do të jetë në pozitën e katërt, që i shpien në garat e play-off-i.

Ferizajt i duhet vetëm një pikë që të zë vendin e katërt në rast se fiton Kastrioti ndaj Jusuf Gërvallës.

Shikuar traditën, Ferizaj dhe Istogu, e kanë të barabartë në kampionat, dy fitore e dy humbje. 

Istogu është para një presionit të madh, ngase ka përball rivalen e papërshtatshme Ferizajn, kampionen në fuqi.

Istogu synon hakmarrje ndaj kësaj ekipe që e la me duarbosh vitin e kaluar! Trajneri i Istogut, Faruk Shala, do të luajë me përbërjen më të mirë. 

Nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit në Ferizaj, Ferizaj ndeshet me Istogun, ndërsa në orën 13.30 Kastrioti e pret Jusuf Gërvallën. 

Kastrioti beson në fitore dhe në humbjen e Ferizajt, që të kualifikohen në play-off. Fati i Kastriotit dhe Ferizajt është në dorën e Istogut. Istogu pretendon fitoren e 22-të rresht. Istogu kryeson me 42 pikë, ndërsa Ferizajt është në pozitën e katërt me 31 pikë dhe Kastrioti i pesti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat