Ndeshjet e pionierëve në katër qendra të ndryshme

Hendboll

Ndeshjet e pionierëve në katër qendra të ndryshme

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:04
Ndeshjet e pionierëve në katër qendra të ndryshme

Në fundjavë fillon kampionati i pionierëve. Prioritet i Federatës së Hendbollit të Kosovës është puna me gjenerata të reja dhe në këtë drejtim shërben shumë edhe Liga e pionierëve.

Hendbollistët njomakë të shtunën e të dielën u luajnë ndeshjet e javës së parë dhe të dytë. Ndeshjet zhvillohen në katër qendra të ndryshme: Deçan, Pejë, Vushtrri e Podujevë. Pritet pjesëmarrje masovike e hendbollistëve të rinj.

Vëllaznimi – Deçani, e Drenica – Prizreni janë ndeshjet që luhen të shtunën në Deçan kurse ndeshja Trepça – Istogu është shtyer. I njëjti grup (B), ndeshjet e xhiros së dytë i luan të dielën në Pejë. Deçani – Drenica, Istogu – Vëllaznimi, Besa Famgas – Trepça janë ndeshjet e xhiros së dytë.

Ndeshjet e para të grupit A janë të shtunën në Vushtrri: Kastrioti – Vjosa, Zhegra – Ulpiana, Llapi – Vushtrria. Të dielën të rinjtë janë edhe në Podujevë dhe luhen këto ndeshje: Ulpiana – Llapi, Vjosa – Zhegra, Prishtina – Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat