Ja pse Bujar Qerimi nuk do ta drejtojë Kosovën kundër Malit të Zi

Hendboll

Ja pse Bujar Qerimi nuk do ta drejtojë Kosovën kundër Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:09
Ja pse Bujar Qerimi nuk do ta drejtojë Kosovën kundër Malit të Zi

Ka dy – tre ditë që opinioni sportiv është kureshtar ta dijë, pse selektori Bujar Qerimi nuk gjendet në Prishtinë, në përgatitjen e Kombëtares së Kosovës kundër Malit të Zi (meshkujt).

Burimet tona bëjnë të ditur, se Qerimi për shkaqe shëndetësore nuk mund t’i bashkohet Kombëtares. 

Ai është infektuar me koronavirus dhe aktualisht është në Berlgjikë, aty ku jeton e vepron.

Emri i madh i hendbollit, në dy ndeshjet e para, kundër Rumanisë nxori një fitore dhe një barazim, rezultatin më të mirë të Kombëtares në histori e saj, që kurrë nuk është më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Me 28 prill, Kosova do të përballet me Malin e Zi, ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat