Istogu demolon kampionen

Hendboll

Istogu demolon kampionen

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshja e sotme

Liderja e kampionatit, Istogu, e bëri tokë me lojë e rezultat kampionen në fuqi Ferizajn, duke e mposhtur me rezultat 42:19, në ndeshjen e fundit (java e 22-të) të pjesës së rregullt të Kampionatit të Kosovës.

Hendbollistja Tina Hetemi apo e papërmbajtshmja, që realizoi 8 gola, e ndihmuar nga ‘snajperistja’ Esma Muratoviq me 7, Keta Venetsky 6, Pranvera Ferataj 5, Natalia Milatoviq 5, Suzana Ujkiq, lojtarja më e mirë e vijës, me 4 gola etj.

Istogu regjistron fitoren e 22 rresht dhe përfundon pjesën e rregullt të kampionatit pa asnjë barazim e humbje, duke thyer rekordin në kampionatin tonë.

Faruk Shala, trajner i Istogut, përgëzon vashat e tij për angazhim dhe lojë cilësore, është i bindur se të gjitha trofetë do të janë në vitrinat e skuadrës së tij.   

“Garat e Play-off-it fillojnë në mesjavë, Istogu fillon rrugëtimin drejt titullit të kampionit nga pozita e parë”, shkruan në faqen e Istogut.

KHF Istogu përfundon në vend të parë me pikë maksimale, 44 dhe Ferizaj renditet i treti me 31 pikë, Në gjysmëfinale të play-off-it do të takohen: Istogu - Ferizaj dhe Prishtina – Vushtrria.   

Ferizaj – Istogu 19:42 (6:21) 
Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 
Ferizaj: Trenovska, Stojkovska 2, Sefedini 5, Hirglica 1, Sylejamni 6, Çerkini, Ramabaja 2, Kupina 1, Thaçi 2, Rashiti, Emini dhe Sahiti.
Istogu: Shehdadi, Rugova, Muratoviq 7, Hetemi 8, Ujkiq 4, Halitaj 1, Milatoviq 5, Berisha 3, Ferataj 5, Rexhaj 1, Venetsky 6, Ahmetxhekaj dhe Shatri 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat