Kosova në presion

Hendboll

Kosova në presion

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:36
Kosova në presion

Kosova është në presuin para ndeshjes me Malin e Zi sepse vetëm fitorja i duhet dhe që mund ta kualifikojë në Kampionatin Evropian. Ndeshje luhet nesër në Prishtinë, në orën 19.30.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon punën për ndeshjen e së mërkurës ndaj Malit të Zi. Djemtë tanë janë maksimalisht të motivuar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të ndeshjes.

Selektori Bujar Qerimi nuk ka mundur të udhëtoj nga Belgjika për dy ndeshjet e kësaj jave.

Ai pas ndeshjes me Rumaninë doli pozitiv në testin për koronavirus. Ka qëndruar për një kohë i shtrirë në spital dhe tashmë ka marrë veten. Por mjekët ia kanë ndaluar që të udhëtoj nga Belgjika në Kosovë për shkak të shëndetit.

Në mungesë të selektorit, stërvitjet po i udhëheq trajneri i parë, Fatmir Muhaxheri. Me portierë po punon Veton Hajrizi.

Selektori Qerimi është në koordinim të plotë me shtabin teknik dhe me lojtarët. Komunikimi përmes video-lidhjeve bëhet rregullisht.

Muhaxheri është prej emrave të respektuar të hendbollit kosovar. Ka udhëhequr Kombëtaren U21 në Botërorin e juniorëve. Tani, në koordinim me selektorin Qerimi, do ta udhëheq Kombëtaren A në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat