Ramosaj: Ne do të tregojmë lojën tonë kundër Malit të Zi

Hendboll

Ramosaj: Ne do të tregojmë lojën tonë kundër Malit të Zi

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:21
Ramosaj: Ne do të tregojmë lojën tonë kundër Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës është në garë për vendin e dytë e për vendin e tretë. Vendi i dytë garanton kualifikimin. Prej vendit të tretë kualifikohen katër prej tetë Kombëtareve më të mira nëpër grupe. Shumë do të varet nga ndeshja e nesërme me Malin e Zi.

“Që prej ditës së parë të grumbullimit, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Synimet janë të qarta – të tregojmë lojë të mirë dhe të nivelit të lartë. Kualifikimi i mundshëm në Evropian na motivon edhe më shumë, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë.

Ne do të tregojmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”, thotë Bujar Ramosaj, lojtari kryesor i Kombëtares së Kosovës në mbrojtje. 

Prej Bujarit dhe gjithë të tjerëve presim të japin maksimumin për fanellën që rëndon shumë, fanellën që përfaqëson shtetin.

Grupi 8 i Fazës së Dytë Kualifikuese për “Euro 2022”
1. Suedia       3    6
2. Rumania    4     3
3. Kosova      4     3
4. Mali i Zi     3     2

Ndeshjet e mbetura
E mërkurë: 

Rumania – Suedia   (17:00)
Kosova – Mali i Zi    (19:30)

E premte: 
Mali i Zi – Suedia     (18:00)
E diel:
Mali i Zi – Rumania  (18:00)
Suedia – Kosova      (18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat