Mediat në Mal të Zi raportojnë për ndeshjen në Prishtinë

Hendboll

Mediat në Mal të Zi raportojnë për ndeshjen në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:21
Mediat në Mal të Zi raportojnë për ndeshjen në Prishtinë

Mali i Zi sonte ka shënuar fitore me rezultat 27:22 (13:10) kundër Kosovës, në ndeshjen e grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll. 

Mediat në Mal të Zi i japin jehonë fitores në kryeqytetin e Kosovës. 

“Rruga për në Kampionatin Evropian është hapur në Prishtinë. 

Hendbollistët malazezë mundën Kosovën për herë të dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe tani vetëm një pikë u mjafton atyre të dielën, në rundin e fundit kundër Rumanisë në "Bemax Arena"”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

“Luanët fitojnë në Prishtinë, janë një hap larg Kampionatit Evropian”, shkruan “Pobjeda”.

Kosova-Mali i Zi 22:27 (10:13)
Pallati i Sportit në Prishtinë. 
Gjyqtarë: Bruner - Salah (Zvicra). 
Shtatëshet: Kosova 3 (2), Mali i Zi 2 (2). 
Përjashtimet: Kosova 10 minuta, Mali i Zi 6 minuta.
Kosova: Berisha (një mbrojtje), Zena (9 mbrojtje), Jupa, Gashi 1, Dedaj 4 (2), Ahmeti 4, Dre. Tahirukaj 7, Terziqi 3, Quni, Dri. Tahirukaj, Shabani, Ramosaj, Muqoli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 3.
Mali i Zi: Mijushoviq, Simiq (11 mbrojtje), F. Vujoviq 3, Glendzha, Bakiq 3, Lazoviq, B. Vujoviq 4, Radoviq 1, Simoviq, Shevaljeviq 6 (2), Bozhoviq 5, Lasica, Vujaçiq, Anxheliq, Grboviq 4, Lipovina 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat