Ferizaj dhe Vushtrria në presion të Istogut dhe Prishtinës

Hendboll

Ferizaj dhe Vushtrria në presion të Istogut dhe Prishtinës

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:07
Ferizaj dhe Vushtrria në presion të Istogut dhe Prishtinës

Pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga e hendbollisteve vazhdon me garat shtesë përkatësisht me plejof.

Sot në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale.

Nga ora 16:00 takohen Vushtrria e Prishtina.

Vushtrria ka përfunduar e dyta, ndërsa Prishtina e treta. Por prishtinaset kanë befasuar Vushtrrinë, duke e mposhtur fundjavën e kaluar në Vushtrri me rezultat 27:26. Pritet ndeshje rivalizuese dhe e fortë deri në fund.

Prej orës 18:00 takohen Istogu e Ferizaj. Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe plejofin e nis nga vendi i parë. Ndërkohë Ferizaj, që është kampion aktual, starton prej vendit të katërt. Këto dy skuadra u takuan fundjavën e kaluar në Ferizaj dhe fitore bindëse, 42:19, shënoi Istogu. Istogu është favorit i madh në këtë gjysmëfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat