Istogu fiton me 8 gola dallim ndaj Ferizajt

Hendboll

Istogu fiton me 8 gola dallim ndaj Ferizajt

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:54
Istogu fiton me 8 gola dallim ndaj Ferizajt

Istogu e ka bërë hapin e parë drejtë finales së plejofit në Superligën e hendbollisteve.

Të enjten në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 31:23. Istogaset herët nisën shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:11. Në pjesën e dytë epërsia e vendaseve vazhdimisht ishte e lartë.

Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Ferizaj, ndërsa Istogut i duhet një fitore apo një barazim për të kaluar në finale. Istogu në stinorin e rregullt ishte i pari, ndërsa Ferizaj i katërti.

Pranvera Ferataj ishte më efikasja te Istogu me 7 gola. Alberina Halitaj 6, Suzana Ujkiq me 4 gola etj. Te Ferizaj8 gola i shënoi Bjondina Sylejmani. Mimoza Sefedini shtoi 5 gola, por që nuk mjaftuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat