Istogu synon finalen në Ferizaj

Hendboll

Istogu synon finalen në Ferizaj

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:56
Istogu synon finalen në Ferizaj

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve.

Të shtunën është takimi Ferizaj – Istogu, që fillon në ora 17:00.

Pasi e ka fituar ndeshjen e parë, Istogu kërkon fitore tjetër në Ferizaj për të kaluar në finale. Istogu në plejof startoi nga pozita e parë, ndërsa Ferizaj nga e katërta.

Të dielën është takimi Prishtina Vushtrria. Edhe kjo ndeshje fillon në ora 17:00.

Vushtrria të enjten e fitoi ndeshjen e parë si vendase. Por prishtinaset shpresojnë të reagojnë dhe të barazojnë rezultatin në 1:1, për të siguruar ndeshjen e tretë. Ndërkohë vushtrriaset udhëtojnë në kryeqytet me synimin për ta siguruar finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat