E pabesueshme me çfarë rezultati mposhtet Kosova nga nënkampioni i botës 

Hendboll

E pabesueshme me çfarë rezultati mposhtet Kosova nga nënkampioni i botës 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:24
Pamje nga një ndeshje e Kosovës me Suedinë

Nënkampioni i botës, Suedia nuk tregoi aspak mëshirë për Kombëtaren e Kosovës!

Suedezët shënuan fitore të thellë me rezultat 39:16 (22:8) ndaj Kosovës, në takimin e xhiros së gjashtë (të fundit) të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Valon Dedaj e Luigj Quni ishin më efikasët te Kosova me nga 4 gola. Te Suedia më efikasi ishte Niclas Ekberg me 9 gola.

Kosova nuk e realizojë rastin e artë, që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, sidomos shpresat e saj u fikën nga humbja me Malin e Zi.
Paraqitje e dobët e Kosovës ndaj Suedisë është për çdo kritikë. 

Suedia e ka dominuar grupin 8, 6 ndeshje po aq fitore, duke e zënë vendin e parë me 12 pikë, Mali i Zi është i dyti me 6, Kosova ka 3 dhe Rumania 3 pikë.

Suedia dhe Mali i Zi kualifikohen më të tej, ndërsa Kosova dhe Rumania nuk i realizojnë synimet e tyre.

Humbja e thellë e Kosovës, ishte si rrjedhojë e cilësisë që ka apo luajti shumë dobët sot karshi Suedisë. Nuk është për t’u befasuar për humbje, por për rezultatin e thellë me 23 diferencë sepse Kombëtarja jonë ka një eksperiencë sado kudo në garat ndërkombëtare.  

Trajneri Fatmir Muhaxheri ka drejtuar ekipin dhe në dy takime ka po aq humbje, pasi që selektori Bujar Qerimi nuk ka udhëtuar fare për shkak të problemeve shëndetësore.

A ndikojë në rrjedhën e lojës edhe mungesa e selektorit Qerimi, mbetet për t’u analizuar nga njohësit e kësaj loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat