Zogaj ishte pranë elitës daneze

Hendboll

Zogaj ishte pranë elitës daneze

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:04
Zogaj ishte pranë elitës daneze

Njoma Zogaj ishte pranë që me skuadrën e saj, EH Aalborg të siguroj promovimin në elitën e Danimarkës, ku edicionin e ardhshëm do të luajnë Leonora Demaj dhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari.

Aalborgu dështoi në barazh, por e rëndësishme për ne është që Njoma është kthyer dhe ka pasur hapësirë të madhe në ndeshjet e fundit.

Ajo kishte pësuar lëndim serioz vjeshtën e kaluar, kurse në ndeshjet e fundit është kthyer në formë.

Njoma është e motivuar për grumbullim me Kosovën në fund të muajit. Do të jetë prej prurjeve të reja dhe cilësore në Kombëtaren tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat