Aziz Makiqi me letër të hapur për kryeministrin Albin Kurti

Hendboll

Aziz Makiqi me letër të hapur për kryeministrin Albin Kurti

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:41
Aziz Makiqi me letër të hapur për kryeministrin Albin Kurti

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi, iu është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 
Po e botojmë letrën e hapur të Makiqit, që e ka dërguar me emaill.

“Zotëri kryeministër së pari urime për fitore në zgjedhje dhe si kryeministër, nuk do ta keni lehtë të bëni rezultate të mira për Kosovën sepse armiku yt dhe  shumicës së shqiptarëve janë njerëzit tanë që janë shitur, hajnat e pasurisë shtetërore, profiterët e luftës dhe tradhtarët që nuk po lejojnë në asnjë lami të përparojmë.

Para disa kohe e lexova një titull në "Bota Sot"  e cila me preku shumë "luftëtarët në rrugë, tradhtarët e hajnat në zyre. E njëjta po ndodh në hendbollin kosovar.

Në korrik të vitit të kaluar i dhash një intervju time në ‘Bota Sot’ çka po ndodh dhe çka do të ndodh në hendbollin kosovar. 

Tragjikisht për Kosovën të gjitha që i kam thënë ka ndodh edhe më zi domethënë barazim me tradhti të rinis kosovare. 
Edhe pse disa dashamir të mi dhe të sportit kosovar me thanë se nuk do të bash asgjë sepse E. Saraçini dhe I. Gjinovci janë ma të fort se pushteti dhe se Federata është pronë private e tyre. 

Besoj se do të na ndihmoni, jo mua 32 vite kam qenë lojtar dhe trajner profesional  por rinisë kosovare ti qelin sytë pak se prej këtyre nuk mundesh me jetu, se këta kur nuk janë të ngihen.

Pas shkatërrimit te ish Jugosllavisë të gjitha shtetet i mobilizuan, të gjithë sportistët e vet nëpër botë dhe krijuan rezultate a në Kosovë zotërit që nuk  kanë kurrfarë lidhje me sport në hendbollin kosovar i tubuan piunat që dëgjojnë a në jetën e tyre kishte hendbollist se kanë fitu një euro. Dhe kështu duke ju falënderu këtyre në federatë Kosova bën gara me shtetet në zhvillim të hendbollit që është real me punën që po bëhet në federatë.

Kryesorja është që kryetari me përparu mu bë dikushi a sekretari gjeneral është zoti të gjithave. Sekretari që 10 vjet i lavdërojnë humbjet duke shkruar rrena në faqen zyrtare si për shembull në foto.
Marri, marri çka tjetër por deri kur.

Zoti kryeministër para 9 muaj e kam parapa se kryetari do të bëhet njeri i madh në Komitetin Olimpik, u bë zëvendës kryetari. Në zgjedhë në FHK pa kundërkandidat i fitoi 100% të votave.

Domethënë se KOK dhe FHK janë të njëjta si “Koreja Veriore a E. Saraçini si Kim Jong-un”.

Sekretari gjeneral (vetëm Kosova ka gjeneralë) i kryen 100 funksione, disa prej tyre: historiograf (në historinë e hendbollit në faqen zyrtare për shembull nuk ka asnjë emër të hendbollistëve të gjeneratës së artë por emri i E. Saraçinit minimum 10 herë a për çudi emri i sekretari gjeneral mbi 20 herë çka të thuash por vetëm marri), ai është përzgjedhës i meshkujve dhe femrave, ai i zgjedh figurat që kishe janë përzgjedhës, ai është trajner po ashtu i zgjedh trajnerët, ai e bën regjin për filmat për hendboll, ai e shkruan historikun për 60 vjetorin e FHK ku një person që nuk është në 1000 hendbollistët e parë të Kosovës i ka 150 foto, ai është drejtor, arkatar, domethënë ai është zot.

Veç po i mungon edhe me u shpall hendbollisti më i mirë.

Të bëhem real para 5 a 6 vitesh ja kam dhanë disa albume të hendbollit pas 1,5 viti mi ka kthyer dhe me ka ofru nëse du me shkru autobiografinë time por nuk kam pranu? Me shumë përgjegjësi se bord i FHK ma shumë i kish konvenu me qenë “bordeli” i FHK-së.

Nuk i shkrova shumë tradhti sepse nuk janë për shtyp se na bën horë  IHF dhe EHF me ditë çka po ndodhë në FHK. Zoti kryeministër besomëni se me ekzistuar edhe gjyqi i Hagës për hendboll 3 a 4 persona se kishin pa diellin me sy deri në fund të jetës se kjo është “krim ndaj një populli”.

Të gjitha këto tradhti i paguajnë banorët e Kosovës”, shkruan Makiqi në letrën e hapur drejtuar kryeministrit Kurti. 
Qëndrimet nuk janë të redaksisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat