Ja kur zhvillohet finalja e parë e Kampionatit të Kosovës 

Hendboll

Ja kur zhvillohet finalja e parë e Kampionatit të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:22
Ja kur zhvillohet finalja e parë e Kampionatit të Kosovës 

Në fundjavë përkatësisht të shtunën do të zhvillohet finalja e parë e play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat), mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu dhe Vushtrria synojnë titullin e kampionit. 

Të dyja skuadrat janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë finale. 

“Ditën e shtunë Istogu zhvillon ndeshjen e parë finale kundër skuadrës së Vushtrrisë.

Ndeshja zhvillohet në palestrën e sporteve në Istog më fillim nga ora 18:30.

Pasi që ndeshja zhvillohet pa publik, KHF Istogu njofton të gjitha mediat lokale që mund të transmetojnë ndeshjen finale ngase Federata e Hendbollit e Kosovës para fillimit të kësaj ndeshje finale të skuadrës (seniore), do të organizoj ndarjen e kupës dhe medaljeve për skuadrën  e Kadeteve të Istogut( U18) të cilat janë shpallur kampion i Kosovës dhe ky është titulli i gjashtë me radhë për Istogun në kategorinë e gjeneratave të reja.

Andaj në pamundësi për të qenë në palestër qytetarët Istogas dhe me gjerë të mund të ndjekin ndeshjen dhe ceremoninë në transmetim direkt”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat