Kush më kë takohet në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës të femrat?

Hendboll

Kush më kë takohet në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës të femrat?

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:19
Istref Sadriu

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti është tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu. Turneu final i Kupës organizohet në Istog më 21 e 22 maj.

Vushtrria e Istogu takohen edhe në finale të plejofit, ndërkohë që në garat e Kupës takohen në gjysmëfinale. Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së

Republikës është në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.

Ndeshjet gjysmëfinale janë më 21 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat