Skuadrat e Istogut dhe Vushtrrisë të gatshme për finalen e parë

Hendboll

Skuadrat e Istogut dhe Vushtrrisë të gatshme për finalen e parë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:20
Skuadrat e Istogut dhe Vushtrrisë të gatshme për finalen e parë

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Nga ora 18:30 në palestrën në Istog përballen Istogu e Vushtrria.

Istogu në gjysmëfinale e eliminoi Ferizajn, ndërsa Vushtrria pas dy ndeshjeve ishte më e suksesshme se Prishtina. Kthimi i Burneta Ramës ka rritur besimin te vushtrriaset, që synojnë paraqitje të fuqishme në ndeshjet finale.

Ndërkohë istogaset synojnë të vazhdojnë me fitore. Skuadra e Istogut ka fituar të gjitha ndeshjet e stinorit të rregullt e po ashtu shënoi dy fitore në gjysmëfinale. Me Vushtrrinë, Istogu luajti edhe dy ndeshje evropiane, që po ashtu i fitoi.

Finalet janë gjithnjë interesante dhe dramatike dhe për të tilla shpresohet edhe këtë herë. Skuadra që shënon dy fitore apo një fitore e një barazim, siguron titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat