Tefik Mikushnica - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës, tregon disa telashe të viteve të 90-ta

Hendboll

Tefik Mikushnica - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës, tregon disa telashe të viteve të 90-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:27
Tefik Mikushnica - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës, tregon disa telashe të viteve të 90-ta

Sportistët nuk kursyen asgjë nga vetja për të mbajtur gjallë sportin në vitet e 90-ta (1991-1999), duke i rezistuar fuqishëm regjimit serb.

Vite të rënda dhe dhunë e paparë në histori të njerëzimit nga agresori serb.

Tefik Mikushnica i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër trajnerët me të shquar të viteve të 90-ta.

Ai me shumë peripeci, me disa miq ia dolën që të grumbullojnë ekipin e hendbollit Kosova nga Vushtrria, duke e përgatitur për garat e Republikës në vitet e 90-ta.

Si sot i kujtohen edhe stërvitjet që i zhvillonte dhe ndeshjet që i luante në Samadrexhë.  

Ai tha se ka shumë raste që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, si ndërprerja e turneut në Samadrexhë nga milicia serbe, ndërprerja e ndeshjes në Gërmi etj. 

“Vazhdimisht kishim telashe me policinë serbe, më kujtohet kur Fahri Buçincën, Mahmet Spahijën dhe dikë tjetër, i morën në bisedë informative. 

Ka qenë shumë vështirë”, tregon Mikushnica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 “Kemi ushtruar në shkollën fillore ‘Ali Kelmendi’ në Vushtrri dhe aty vinte një polic serb, ish lojtari imi në vitet e 80-ta, me demek kishe po luan edhe ai, fakt i përcillte çdo gjë (mos po mbahet ndonjë aktivitet).

Shkak i tij ndërruam lokacion dhe shkuam te shkolla ‘Anton Zako Çajupi’, vetëm që t’i ikim kontaktit me at polic”, thotë MIkushnica. 

Ish trajner i mirënjohur tha se ka qenë krenari të kontribuosh për sportin në ato vite. 

Ai është krenar që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe me mijëra sportistë, në asnjë mënyrë nuk u ndalën, përkundër kërcënimeve të llojllojshme nga milicia serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat