Prishtina e Besa Famgas të gatshme për një tjetër finale të fortë

Hendboll

Prishtina e Besa Famgas të gatshme për një tjetër finale të fortë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:51
Prishtina e Besa Famgas të gatshme për një tjetër finale të fortë

Prishtina e Besa Famgas takohen të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në ndeshjen e dytë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Skuadrës pejane, Besa Famgas, i duhet një fitore apo një barazim për t’u shpallur kampione për edicionin 2020/2021. Pejanët kanë paralajmëruar se udhëtojnë për fitore dhe për ta mbyllur çështjen e kampionit. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni.

Por Prishtina ka plane tjera. Pas paraqitjes së mirë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë, te Prishtina janë trimëruar dhe kërkojnë fitore në kryeqytet. Në rast të fitores së Prishtinës, atëherë titulli i kampionit do të vendosej në ndeshjen e tretë që në fundjavë do të luhej në Pejë.

Besa Famgas e ka fituar finalen e parë me rezultatin 33:29. Por ndeshja ishte e hapur deri në fund. Ishte ndeshja më e fortë e këtij kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat