Cabanas: Është shpërblyer puna e 10 muajve

Hendboll

Cabanas: Është shpërblyer puna e 10 muajve

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:32
Cabanas: Është shpërblyer puna e 10 muajve

Javier Cabanas është trajneri që ka udhëhequr Besa Famgasin drejt titullit të ri.

Legjenda spanjolle e hendbollit është shprehur i lumtur për suksesin në Kosovë.

“Jam i lumtur. Puna e dhjetë muajve u shpërblye sot. Jemi kampionë, fitues të Superligës.

Mendoj se me plot meritë fituam titullin, i kemi fituar të gjitha ndeshjet në kampionatin e rregullt dhe në plejof. Jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë Cabanas, që vjet fitoi titullin e Kupën me ekipin pejan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat