Vushtrria shkakton senzacion, kampion i ri i Kosovës

Hendboll

Vushtrria shkakton senzacion, kampion i ri i Kosovës

Nga: K.G. Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:05
Vushtrria shkakton senzacion, kampion i ri i Kosovës

Vushtrria është fitues i titullit të kampionit të Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Vushtrrisë shkaktojnë senzacion, shënon fitore me rezultat 22:21 (7:9) ndaj Istogut, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.

Ndeshje me rivalitet, Vushtrria gjithnjë e mbante në presion Istogu. 

Të dy ekipet bënë shumë gabime, një lojë jo aq e mirë, sigurisht ndikoi edhe presioni për fitore.  

Në minutën 11-të, Vushtrria me dy gola epërsi (2:4), duke barazuar 4:4, 5:5 në minutën e 18-të Istogu.  Pas kësaj Istogu pati një seri të mirë, 8:5 dhe përfundoi pjesa e parë 9:7. 

Në pjesën e dytë lojë me ngarkesa, të dy ekipet humbën shumë mundësi, ndërsa në minutën e 45-të, rezultati ngushtohet në një gol (15:14).

Po në këtë minutë ndërpritet ndeshja për 7 apo 8 minuta,  pasi që trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, shprehi disa pakënaqësi në vendimet e gjyqtarëve. 

Në minutën e 50-të, Istogu sërish shkëputet në epërsi me 4 gola (19:15), dukej se gjithçka po merr fund, por ashtu nuk doli. 

Në minutën e 56-të, Istogu mbetet me katër lojtare në fushë dhe kjo i kushtoi shtrenjtë. 

Vashat e Vushtrrisë nuk dorëzohen por gradualisht ngushtojnë rezultatin në 21:20 në minutën e 58-të. Minuta e fundit dramë, Luljeta Sopjani barazon rezultatin 21:21. Donika Kasumi shënon golin e shtatë dhe të fitores 21:22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat