Kelmendi: Treguam se si luftohet për fitore

Hendboll

Kelmendi: Treguam se si luftohet për fitore

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:45
Kelmendi: Treguam se si luftohet për fitore

Njomza Kelmendi ndali gjuajtjen e Esma Muratoviqit në sekondën e fundit për t’ia mundësuar Vushtrrisë të fitoj titullin.

Portierja e Kombëtares së Kosovës shkëlqeu në pjesën e parë të ndeshjes me 7 pritje ndërsa doli në skenë edhe në momentin vendimtar.

“Loja e hendbollit luhet 60 minuta. Luftuam dhe nuk u dorëzuam pavarësisht rezultatit. Në stërvitje fitohen medaljet e trofetë, në lojë vetëm kurorëzohet puna.

Ne treguam që nuk jemi rastësisht në finale dhe se si duhet të luftohet çdo moment për fitore. Vushtrria është qytet i hendbollit dhe këtë e dëshmoi edhe në Istog”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat