Istogu befason të gjithë me marrëveshjen...

Hendboll

Istogu befason të gjithë me marrëveshjen...

Nga: K.G. Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:21
Istogu befason të gjithë me marrëveshjen...

Klubi i hendbollit Istogu, nënkampion i Kosovës, ka plane afatgjate. Klub me kryetrajnerin e palodhshëm Faruk Shala, punojnë me përkushtim dhe me objektiva të qarta, të ndërtojnë një ekip të fuqishme edhe për Evropë.  

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me IMMO SWISS,  sponsor ri i KHF Istogut.

“Istogu me sponsor të ri, kompania Kosovë-Zvicër IMMO SWISS më pronare znj. Zojë Kadaj Hysenaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare sponzorizuese më KHF Istogun, më mundësi vazhdimi.

Është kjo marrëveshja e dytë sponzorizuese brenda tri ditëve me biznese prestigjioze më qëllim ngritjen e kapaciteteve të klubit dhe avancimin e sportit të hendbollit.

Qyteti i Istogut dhe qytetarët e tij janë mishëruar me hendbollistet e KHF Istogut dhe janë duke i dhënë përkrahje të fuqishme këto ditë në të gjitha aspektet çoftë financiare, infrastrukturore, morale etj.

KHF Istogu falënderon bashkëpunëtorin tonë të ri IMMO SWISS dhe pronarën znj. Zojë Kadaj Hysenaj për mbështetje, urojmë të kemi rrugëtim të gjatë e të suksesshëm së bashku.
Për arsye procedurale ditët në vijim do të bëhen publike kontrata tjera sponzorizuese. Ju faleminderit nga zemra!”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat