Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion

Hendboll

Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:24
Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion

Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion.

Pasi u takuan në finale të plejofit, dy skuadrat kryesore të hendbollisteve në vend, luajnë mes vete edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja luhet në palestrën e qytetit në Istog, të premten nga ora 19:00.

Vushtrria e kishte fituar titullin e kampionit, duke fituar të shtunën ndeshjen e tretë dhe vendimtare të finales së plejofit. Ajo ndeshje ishte luajtur në Istog dhe vushtrriaset falë finishit të suksesshëm arritën te fitorja dhe te titulli.

Edhe ndeshja e dytë finale ishte dramatike, ndërsa në të parën istogaset kishin dominuar.

Istogu synon që në garën për Kupë të Kosovës të kompensojë dështimin në finale të plejofit. Ndërkohë vushtrriaset udhëhtojnë për një tjetër fitore në Istog. Ndeshja pritet të jetë interesante dhe cilësore.

Në gjysmëfinalen tjetër, nga ora 13:00, takohen Ferizaj e Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat