Istogu demolon kampionin, në finale ndeshet me Prishtinën

Hendboll

Istogu demolon kampionin, në finale ndeshet me Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 20:33
Istogu demolon kampionin, në finale ndeshet me Prishtinën

Istogu nuk gabon, kësaj radhe tregoi lojë me të vëmendshëm, duke demoluar me rezultat 30:21 (12:9) kampionin e ri, Vushtrrinë. 

Hendbollistet e Istogut kualifikohen në finale të Kupës së Kosovës, të cilat nesër në orën 17.00 ndeshen me Prishtinën.

Finalja luhet në palestrën e sportit në Istog.

Ballafaqimi mes Istogut dhe Vushtrrisë, u karakterizua me lojë të mirë. 

Në minutat e parë rezultati 0:1, 2:2, duke u shkëputur Istogu në epërsi me 3:5, 3:6, 5:10. 

Kampionet nuk dorëzohen por e ngushtojnë rezultatin në 8:10 dhe për të përfunduar pjesa e parë me 9:12 në favor të Istogut.
Në pjesën e dytë, Istogu tregoi lojë edhe më të mirë, duke thelluar epërsinë në 8 gola (15:23). 

Vushtrria nuk e kishte fuqinë që të bëjë më shumë ndaj Istogut që luante me zgjuarsi në sulm dhe në vijën e mbrojtjes. 

Në minutën e 53-të, 21:27 për Istogun, qysh nga kjo minutë nisi edhe festa në sallë, ku ishin dhjetëra shikues të Istogut dhe vërehej edhe gëzimin i papërmbajtshëm i kryetrajnerit Faruk Shala. Istogu shënon fitore me rezultat 30:21 dhe rrëzon kampionet nga Kupa e Kosovës.

Istogu iu hakmor me kamatë Vushtrrisë për humbjen (21:22) në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës. 

Të gjitha hendbollistet e Istogut treguan angazhim të madh dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fituan bindshëm. Istogu, skuadra më e organizuar në vendin tonë, synon Kupën e Kosovës, të tretën në historinë e saj, të cilën e ka fituar në vitin 2018 dhe 2019/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat