Qyteti i Istogut me organizim evropian mirëpriti më të mirët 

Hendboll

Qyteti i Istogut me organizim evropian mirëpriti më të mirët 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:25
KHF Istogu

Istogu për dy ditë rresht ka qenë organizator i garës më të çmuar, Kupës së Republikës së Kosovës. 

Organizimi që ka bërë qyteti i Istogut me strukturat e veta është një shembull që duhet ndjekur në të ardhmen. Ka kohë që nuk ka pasur organizim më të mirë dhe të stilit evropian.  
 
“Qyteti i Istogut me organizim perfekt mirëpriti më të mirët dhe më të mirat e Kosovës për dy ditë me radhë.

Image

KH Besa Famgas

Qyteti Istogut për dy ditë me radhë ishte mikpritës i hendbollisteve dhe hendbollistëve më të mirë që ka Kosova.

Final4 këtë vit u organizua nga KHF Istogu në bashkëpunim me FHK-në dhe Komunën e Istogut.

Palestra e qytetit në Istog gjatë këtyre dy ditëve ishte arena e ballafaqimit të më të mirëve të këtij sporti, në fund më të mirët e më të mirëve doli të jenë: Besa Famgas të meshkujt e Istogu të femrat.

Falënderojmë Bordin udhëheqës të Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidentin z. Eugen Saraçini më bashkëpunëtor që Istogut ia besuan organizimin e eventit të hendbollit me të rëndësishëm vjetor për klube, duke i dhënë gjithë përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellët.

Falënderojmë kryetarin e komunës së Istogut z. Haki Rugova, drejtorin e drejtoratit të Sportit z. Drin Sadikaj që i dhanë mbështetjen KHF Istogu dhe që ishin nikoqir të kësaj ngjarje sportive më e mira e organizuar ndonjëherë jo vetëm në qytetin tonë por edhe më gjerë.

Falënderojmë gjithë sponzorët tonë që me përkrahjen e tyre kanë bërë që klubi t’i arrij këto nivele, si me rezultat ashtu dhe me organizim.

Falënderojmë të gjithë ju që ishit edhe kësaj radhe me neve në këtë organizim qoftë fizikisht çoftë përmes emrit të bizneseve të juaja të suksesshëm që ishin pjesë e kësaj ngjarje gjatë gjithë kohës.

Falënderojmë stacionin e policisë së Kosovës në Istog, QKMF në Istog, falënderojmë gjithë qytetarët Istogas për përkrahje të pakusht ndaj klubit, falënderojmë mediat që në mënyrën më të mirë pasqyruan këtë ngjarje sportive tek të gjithë adhuruesit e sportit.

Klubeve sportive: Besa Famgas dhe KHF Istogu urime kupa e Kosovës.
Të gjithë juve ju faleminderit!”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat