Istogu mburret që i mposhti me lehtësi Vushtrrinë dhe Prishtinën

Hendboll

Istogu mburret që i mposhti me lehtësi Vushtrrinë dhe Prishtinën

Nga: K.G. Më: 26 maj 2021 Në ora: 12:31
Istogu mburret që i mposhti me lehtësi Vushtrrinë dhe Prishtinën

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, në hendboll. Istogu mburret se fitoi pa telashe Kupën e Kosovës, duke i mposhtur bindshëm Vushtrrinë dhe Prishtinën në finale.

“Istogu në mënyrë rutinore fiton kupën e Kosovës.

Pasi që më në fund iu lejua të luaj normalisht KHF Istogu e fiton Final4 e vitit 2021 të mbajtur në Istog.

Istogu fitoj Kupën e Kosovës pasi me lehtësi mundi në gjysmëfinale Vushtrrinë me rezultat bindës 30:21 dhe Prishtinën në finale me rezultat 31:23.

Final4-in Istogu e dominoj në terësi, kundërshtarët nuk ishin rival të denjtë për vashat e Istogut të cilat ishin superiore duke qenë bindëse në të dy ndeshjet, pasi që iu lejua të luajnë ndeshje normale të hendbollit.

Personat zyrtar të deleguar ishin në nivel të detyrës kësaj radhe dhe Istogu shfaqi vlerat e veta duke qenë i pakonkurrencë.

Pa referim të mirë nuk ka ndeshje të mirë.

Andaj kjo bëri që adhuruesit e hendbollit të kënaqen me lojën dhe rezultatin”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat