Istogut nuk i del inati me gjyqtarët

Hendboll

Istogut nuk i del inati me gjyqtarët

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:57
Istogut nuk i del inati me gjyqtarët

Fituesi i Kupës së Kosovës (femrat), Istogu, nuk i del inati me disa gjyqtarë të hendbollit. 

Istogu që nga 15 maj e këndej në një formë e konsideron se ia “vodhën” titullin dhe ky inat figuron ende të drejtuesit e klubit.

Në një komunikatë të klubit, edhe pse në asnjë vend nuk përmenden gjyqtarët, nga frika e dënimeve që pasojnë nga Komesari i Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, mes rreshtave kuptohet qartë revolta e tyre dhe mallkimi ndaj atyre që i dëmtuan!

“Pasi që më në fund iu lejua të luaj normalisht KHF Istogu e fiton Final4 e vitit 2021 të mbajtur në Istog.

Istogu fitoj Kupën e Kosovës pasi me lehtësi mundi në gjysmëfinale Vushtrrinë me rezultat bindës 30:21 dhe Prishtinën në finale me rezultat 31:23”, shkruan mes të tjera në faqen e KHF Istogu.

Pasi që më në fund iu lejua të luaj normalisht KHF Istogu e fiton Final4 e vitit 2021 të mbajtur në Istog, kjo do të thotë shumë dhe kjo nënkupton, se Istogu u dëmtua, gjithnjë duke iu referua kësaj shkrese. Federata e Hendbollit të Kosovës, duhet mirë të mendojë për edicionin e ri sepse këto pakënaqësi një ditë mund të shpërthejnë edhe në dhunë, që askush nuk e do!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat