Shemsedin Horosani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Shemsedin Horosani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:01
Shemsedin Horosani - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Veprimtarët sportivë ishin shtylla e sportit në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Ata nuk u ndalën asnjëherë përkundër kërcënimeve nga regjimi serb.

Shemsedin Horosani i takon Gjeneratës së Republikës, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë në sportin e hendbollit.

Horosani ka qenë anëtar i kryesisë së klubit të hendbollit Prizreni, ishte krah i fortë i klubit, po ashtu dha kontribut në tërësi për hendbollin. 

Kontributi i tij ka qenë i çmuar në ato vite të vështira, të jesh apo të mos jesh. 

Ai ishte edhe një motivues i madh i brezit të ri dhe po ashtu është një personalitet i respektuar në Prizren dhe kudo në komunitetin e hendbollit e në përgjithësi jo vetëm në sport. 

Horosani si shumë veprimtarë të tjerë sportivë është krenar që dha aq sa mundi në ato vite dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë pushtuesit serb, duke e mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat