​Hendbolli i femrave, Kosova nis kualifikueset e Evropianit

Hendboll

​Hendbolli i femrave, Kosova nis kualifikueset e Evropianit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Nga sot e deri të shtunën, do të zhvillohet turneu i Grupit A të fazës kualifikuese për në Kampionatin Evropian të Hendbollit Euro 2022 në kategorinë e femrave, ku ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në fazën e parë të kualifikimeve, 11 kombëtare janë të ndara në tri grupe, ku fituesit e këtyre grupeve do të avancojnë drejt fazës së dytë.

Kosova së bashku me kombëtaret si ajo e Portugalisë, Qipros dhe Luksemburgut gjenden në Grupin A, dhe do të përballen sot mes vete. Portugalia luan ndaj Luksemburgut dhe Kosova ndaj Qipros, ku vetëm ftuesi i grupit vazhdon tutje drejt fazës së dytë kualifikuese.

Pas ndeshjes me Qipron, Kosova të premten do të zhvillojë ndeshjen kundër Luksemburgut, kurse ditën e shtune do të jetë nikoqire e Portugalisë.

Kombëtarja jonë do të jetë me mungesa të mëdha në këtë ndeshje, ku nuk do të paraqiten Leonora Demaj, Albana Arifi, Kristina Ukaj, Shkurta Mehmeti, Sara dhe Rina Rexhepi, por në përbërje janë edhe disa emra të rinj si Njomza Zogaj e Pashke Marku.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bënë të ditur që pavarësisht mungesës së tifozëve, vajzat dardane do të na bëjnë krenar.

“Përkrahja juaj në palestër do të na mungojë, por vajzat janë të përkushtuara për të na bërë të gjithëve krenarë. Vendi përfaqësohet dinjitetshëm vetëm me angazhim maksimal dhe luftë për çdo top”, shkruante në rrjetin social të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat