Kosova me shumë mungesa, synon fitore në hapje të grupi 1

Hendboll

Kosova me shumë mungesa, synon fitore në hapje të grupi 1

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:44
Kosova me shumë mungesa, synon fitore në hapje të grupi 1

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për sfidat e mëdha të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian. 

Selektori i Kombëtares tonë, Agron Shabani, do të mundohet që me vashat e tij të startojë me fitore në grupin 1, kundër Qipros. 

Ai ka mjaft probleme për faktin se i mungon pothuajse shtatëshja e parë. 

Kosovës i mungojnë hendbollistet më të mira, si Leonora Demaj, Albana Arifi, Kristina Ukaj (portiere), Shkurta Mehmeti, Sara e Rina Rexhepi etj.

Megjithatë, ai me brumin që ka, sonte në orën 19.30 synojnë fitore ndaj Qipros.

Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat