Albulena Basha: Ja ku është përparësia e Kosovës ndaj Qipros

Hendboll

Albulena Basha: Ja ku është përparësia e Kosovës ndaj Qipros

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:35
Albulena Basha: Ja ku është përparësia e Kosovës ndaj Qipros

Hendbollistja me përvojë e Ferizajt, Albulena Basha, tha se Kosova ka disa përparësi ndaj Qipros. 

Aloja e djathtë tha se nëse Mirela Gjikokaj është në formë, fitorja e Kosovës është e padiskutueshme.

“Kosova ka mungesa të shumta, i mungon lojtarja Leonora Demaj e disa të tjera, por besoj me këtë fond që ka do të arrijnë deri te fitorja.   

Përparësia tek lojtaret tona është lidhshmëria që kanë mes vete në lojë. Megjithatë kanë pasur pak kohë që të përgatiten, por besoj se do të japin më të mirën. 

Nëse Mirela është në formë, fitorja është e padiskutueshme”, tha Basha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros luhet sonte në orën 19.30, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Është ndeshje e vlefshme e grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat