Kosova shkëlqen, dërrmon Qipron

Hendboll

Kosova shkëlqen, dërrmon Qipron

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:19
Kosova shkëlqen, dërrmon Qipron

Kombëtarja e Kosovës ka treguar lojë shumë të mirë dhe ka shënuar fitore me rezultat 30:21 (14:9) në përballje me Qipron, në ndeshjen e parë të grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian. Kosova dominoi  ndaj Qipros, duke fituar dy pikë që nuk maten as me ari.

Hendbollistja Arlinda Hajdari shënoi shtatë gola nga shtatë goditje, por asaj iu desh të largohej nga fusha pas një lëndimi gjatë pjesës së dytë.

Marigona Hajdari e hapi serinë e golave, ndërsa Kosova udhëhoqi gjatë gjithë ndeshjes dhe qysh në pjesën e parë dihej gjithçka.

Magdalini Papa (11 gola) përfundoi si golashënuesi më e mirë e ndeshjes, por nuk mjaftuan Qipros. Në radhët e Kosovës më efkaset janë Njoma Zogaj me 7 dhe Arlinda Hajdari me 7.

Kosova do të takohet nesër në orën 19.30 me Luksemburgun, ndërsa Qiproja do të përballet me Portugalinë (17:00).

“E fillojmë me fitore turneun kualifikues për Euro 2022. Ndaj Qipros dominojmë plotësisht dhe arrijmë fitore bindëse, 30:21.

Selektori Agron Shabani është i lumtur me angazhimin e vashave të tij dhe për fitoren bindëse. 

Nesër na pret ndeshja me Luksemburgun.

Forca Kosova”, shkruan në faqen e FHK-së.

Kosova - Qipro 30:21 (14:9)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Kosova: Hajdari 7, Zogaj 7, Rugova 4, Pashke 3, M. Hajdari 3, Aliu 2, Meltem 2, Stagova 1, Ujkiq 1, Kelmendi, Halitaj, Gjikokaj, Nivokazi, Ahmetxhekaj dhe Uka.

Qipro: Papa 11, Ellina 4, Kkaila 3, Solea 1, Tryfonos 1, Tsangari 1, Elia, Ioannou, Charalambous, Efthymiou, Vrahimi, Taki, Antonio, Theodoruu, Lytra dhe Mirachi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat