Lëndohet Hajdari! FHK: Fitorja ndaj Qipros kishte çmim të lartë

Hendboll

Lëndohet Hajdari! FHK: Fitorja ndaj Qipros kishte çmim të lartë

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:06
Lëndohet Hajdari! FHK: Fitorja ndaj Qipros kishte çmim të lartë

Kosova e filloi ashtu siç pritej me fitore (30:21) ndaj Qipros. 

Vashat tona treguan lojë shumë më të mirë dhe pa ndonjë problem fituan dy pikë në hapje të grupi 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

“Fitorja ndaj Qipros kishte çmim të lartë. Arlinda Hajdari, që shkëlqeu me 7 gola, ka pësuar lëndim të gjurit dhe nuk ka mundur të vazhdoj takimin. Ka drojë që lëndimi është më serioz, por çdo gjë do të dihet pas kontrollimeve të nesërme.

Arlinda ishte e pandalshme dhe u shpall lojtare e ndeshjes. Urojmë që lëndimi i saj mos të jetë serioz.

Forca Arlinda”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat