Mbështetje edhe për kombëtaren e Kosovës, Albin Kurti i gëzohet fitores së hendbollisteve bardhekaltra

Hendboll

Mbështetje edhe për kombëtaren e Kosovës, Albin Kurti i gëzohet fitores së hendbollisteve bardhekaltra

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:06
Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është gëzuar pamasë fitores së Kosovës ndaj Lukseburgut në kategorinë e femrave në hendboll.

Vashat bardhekaltra triumfuan ndaj kolegeve nga shteti i Beneluksit me rezultat 32-27, teksa Kurti bashkë me zëvendës-ministren Daulina Osmani shfrytëzoi rastin për t’u takuar me tri prej hendbollisteve tona që kanë lindur jashtë vendit.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Hendbollistet e Kosovës sonte ngadhënjyen mbi përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultat 32:27. Lojë tejet e bukur dhe me shumë energji e cila iu bashkangjit fitores së mbrëmshme mbi ekipin e Qipros në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Në pushim të ndeshjes, bashkë me zëvendës-ministren Daulina Osmani biseduam me tri hendbolliste tonat. Arlinda Hajdari (lindur në 2001, Danimarkë), Areta Istrefi (lindur në 2002, Gjermani) dhe Mirjeta Bytyqi (lindur në 1997, Slloveni). Arlinda e lënduar e ndiqte nga tribinat motrën e saj Marigonën.

Në ekipin e Luksemburgut ishte edhe një hendbolliste me mbiemrin Dautaj me prejardhje nga Deçani kurse selektori dhe trajneri i parë i Kosovës është bashkatdhetari Agron Shabani, i shkolluar në Luksemburg.

Kosova është shtet i diasporës, shumë më tepër seç mendohet. Jemi aq shumë gjithandej. Dhe, aq shumë e duam vendin tonë.
Urime të gjithëve kjo fitore e vajzave tona hendbolliste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat