Të lumtë kryeministër Albin Kurti, në momentet vendimtare...

Hendboll

Të lumtë kryeministër Albin Kurti, në momentet vendimtare...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:51
Kryeministri Kurti e shikoi ndeshjen me kërshëri dhe me duartrokitjet e tija, iu ka dhënë zemër vashave tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e përcolli ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Luksemburgut, e cila u zhvillua në kuadër  të xhiros së dytë të grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat).     

Kryeministri e shikoi ndeshjen me kërshëri dhe me duartrokitjet e tija, iu ka dhënë zemër vashave tona, të cilat sot kishin nevojë si kurrë më parë!

Kombëtarja përballej me një situatë të pazakontë, me lëndime të shumta, disa hendbolliste të infektuara me virusin korona dhe mezi u tubuan nëntë lojtare për ndeshje, por të cilat treguan zemër të madhe në fushën e lojës. 

Image

Kryeministri përcolli ndeshjen me vëmendje

Prania e kryeministrit Kurti ka qenë edhe një motiv shtesë për vashat tona, që të angazhohen edhe më shumë dhe pothuajse e lanë shpirtin në parket.

Vashat tona luftuan si luanesha dhe shënuan fitore me rezultat 33:27 kundër Luksemburgut. 

Image

Kryeministri në mesin e vashave

Kryeministri Kurti ishte aty për gjatë gjithë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj, u përshëndet dhe u fotografua me vashat. 

Kjo ishte e mahnitshme, edhe një forcë më e madhe për vashat tona. 

Të lumtë kryeministër Albin Kurti, në momentet vendimtare sot keni qenë përkrah vashave tona dhe që rezultoj edhe me fitore të madhe, fitore me peshë dhe me vetëm 9 lojtare! Kosova vazhdon me ambicie për të zënë vendin e parë në grupin 1, ku nesër do të ndeshet me Portugalinë (në orën 19.30), një ndeshje si finale sepse fituesi do të shkojë më tutje.

Kosova me shumë mungesa, por do të tentojë me angazhim e lojë cilësore të kërkojë mrekullinë, kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat