Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

Hendboll

Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mesin e hendbollisteve të Kosovës, në të majtë është Suzana Ujkiq dhe në të djathtë Aida Stagova.

E mahnitshme apo jo, një fotografi sa një mijë fjalë! 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mesin e hendbollisteve të Kosovës, në të majtë është Suzana Ujkiq dhe në të djathtë Aida Stagova.

Suzana Ujkiq është nga Tuzi i Malit të Zi, hendbolliste e fituesit të Kupës, Istogu dhe pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës, e ka bërë shqiponjën dykrenare me kryeministrin Kurti dhe në anën tjetër po ashtu edhe Aida. 

Kjo është e mrekullueshme. 

Kryeministri Kurti, dje e shikoi ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Ai e shikoi tërë ndeshjen, duartrokiti dhe pas përfundimit të saj, u takua në fushë me vashat e Kombëtares së Kosovës, duke i përgëzuar për lojën dhe fitoren me rezultat 33:27 dhe po ashtu i bëri disa fotografi.

Buzëqeshje e krenarisë për fitoren në sfidën kualifikuese në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Evropian! Madhështore! Vashat tona e patën përkrahjen e fuqishme të kryeministrit Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat