Pashke Marku, lojtare që i dha gjallëri lojës së Kosovës

Hendboll

Pashke Marku, lojtare që i dha gjallëri lojës së Kosovës

Nga: K.Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:36
Pashke Marku dhe Fahredin Hashani

Hendbollistja Pashke Marku, mbrëmë u zgjodh lojtarja e ndeshjes në ballafaqim me Luksemburgun. 

Ajo së bashku me Albina Rugovën, Suzana Ujkiqin, Marigona Hajdarin po ashtu edhe lojtaret tjera, dhanë atomin e fundit për fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës, me rezultat 33:27.

Marku ishte e gjithanshme, realizoi 10 gola dhe u shpallë lojtare e ndeshjes. 

Marku nuk e kurseu veten në asnjë moment, duke qenë e pakapshme për mbrojtjen rivale.

Ajo sonte me bashkëlojtare premtojnë maksimumin kundër Portugalisë, në takimin që luhet në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kosova nëse shënon fitore, do të kualifikohet.  

Deri me tash janë luajtur dy ndeshje në kuadër të grupi 1 të parakualifikueseve në Kampionatin Evropian. 

Portugalia kryeson me 4 pikë sa ka edhe Kosova apo nga dy ndeshje kanë po aq fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat