Ujkiqi motivon Kosovën: Një për të gjithë, të gjithë për një 

Hendboll

Ujkiqi motivon Kosovën: Një për të gjithë, të gjithë për një 

Nga: K.Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:49
Ujkiqi motivon Kosovën: Një për të gjithë, të gjithë për një 

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, zotohet se do të jap maksimumin kundër Portugalisë.

Ndër lojtaret më të mira dhe që luan në pozitën e pivotes, Ujkiq, motivon bashkëlojtaret para sfidës së madhe.

“Një për të gjithë, të gjithë për një”, ka shkruar Ukiq në profilin e saj në facebook.

Ndeshja mes Kosovës dhe Portugalisë, e cila është si finale luhet sonte në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Portugalia udhëheq me 4 pikë sa ka edhe Kosova në kuadër të grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat