FHK e justifikon humbjen e Kosovës

Hendboll

FHK e justifikon humbjen e Kosovës

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:26
FHK e justifikon humbjen e Kosovës

Federata e Hendbollit e Kosovës, e justifikon humbjen e Kombëtares së Kosovës, me rezultat 30:17 (12:7) nga Portugalia, në ndeshjen e fundit të grupit 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022.  

“Mposhtemi nga Portugalia dhe nuk avancojmë tutje. Vajzat u angazhuan, por këtë herë nuk mjaftoi.

Kanë ndikuar mungesat e shumta që kishim në përbërje për shkak të lëndimeve dhe infektimit me koronavirus. 

Portugalia avancon në fazën e dytë kualifikuese të Euro 2022, ndërsa Kombëtarja jonë renditet e dyta në grup me 4 pikë.

Kemi mposhtur Qipron e Luksemburgun, por Portugalia shfaqi më shumë”, ka shkruar në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat