FHK: Jemi të bindur se përvoja me ekipin kombëtar do t’u shërbejë këtyre vajzave 

Hendboll

FHK: Jemi të bindur se përvoja me ekipin kombëtar do t’u shërbejë këtyre vajzave 

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:02
FHK: Jemi të bindur se përvoja me ekipin kombëtar do t’u shërbejë këtyre vajzave 

Federata e Hendbollit e Kosovës falënderon vajzat për angazhim në tri ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin Evropian.  

Kombëtarja e Kosovës u ballafaqua me një mori telashe, që nga lëndimet e deri të Covid 19 dhe nuk ia doli të realizoi kualifikimin.
Kosova përfundon në vend të dytë me 4 pikë të mbledhura.  

“Vajzat e klubeve tona, kapitenia Njomza Kelmendi, pastaj Albina Rugova, Aida Stagova, Suzana Ujkiq, Blerta Ahmetxhekaj, Rinesa Uka, Alma Nivokazi, Alberina Halitaj e Yllka Shatri kanë dhënë kontribut të çmuar gjatë grumbullimit të Kombëtares së Kosovës.

Me sjellje shembullore, përulësi dhe vendosmëri për ta prezantuar me dinjitet vendin dhe hendbollin kosovar, Njomza, Albina, Aida, Suzana, Blerta, Rinesa, Alma, Alberina e Yllka e kanë rikonfirmuar rëndësinë e tyre për Kombëtaren e Kosovës.

Gëzon fakti se grupi i lojtareve është i bashkuar dhe shikon para drejt sfidave të reja. 

Jemi të bindur se përvoja me ekipin kombëtar do t’u shërbejë këtyre vajzave dhe klubeve ku ato luajnë, si dhe bashkëlojtareve të tyre.
Jemi me fat që kemi hendbolliste të tilla në klubet tona.
Faleminderit”, shkruan në faqen e FHK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat