Debutuesja e Kosovës

Hendboll

Debutuesja e Kosovës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:03
Njoma Zogaj

Njoma Zogaj ka debutuar fuqishëm në Kombëtaren e Kosovës në hendboll.

Në ndeshjen ndaj Qipros, ajo ishte më efikasja, së bashku me Arlinda Hajdarin. Njoma shënoi 7 gola nga 9 tentime dhe dëshmoi se është përforcim cilësor për Kombëtaren tonë.

Në ndeshjet me Luksemburgun dhe Portugalinë, Njoma nuk luajti për arsye shëndetësore.

Por me një ndeshje ka dëshmuar se është lojtare me peshë në Kombëtaren e Kosovës.

Prej saj presim edhe më shumë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat