Izedin Zeka - lojtar dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Izedin Zeka - lojtar dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:55
Izedin Zeka - lojtar dhe trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët u mobilizuan në të gjitha format dhe iu kundërvunë regjimit serb. 

Bandat dhe milicia e pushtuesit serb gjatë viteve 1991-1999, uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive, duke i dëbuar në rrugë sportistët shqiptarë.  

Izedin Zeka i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë njeriu më i sprovuar në vitet e 90-ta, por kurrë nuk u tremb nga kërcënimet e pushtuesit serb.

Ai me sukses si hendbollist luajti për Besën e Pejës, më vonë punoi edhe si trajner, duke dhënë kontribut të madh. 

Edhe bashkëlojtari i tij në vitet e 90-ta, Fatmir Muhaxheri, thotë se Izedini gjatë gjeneratës së sakrificës ka qenë i pandalshëm dhe shembulë për të gjithë se si luftohet për ngjyrat e klubit, se si luftohet regjimi serb.

Ndërkaq, ish hendbollisti Kreshnik Arifi, ka thur elozhe për Izedinin. “Sa herë që përmendet sporti i Pejës, njeriu i parë tek i cili të shkon mendja është Izedin Zeka!”, ka shkruar në Arifi në profilin e tij në facebook. 

Zeka ishte krah i fortë i hendbollit pejan dhe sportit në përgjithësi lë Kosovës, sidomos në vitet më të rënda. 

Ai kurrë nuk u ndal, por dha gjithçka që kishte nga vetja. Edhe në vitet e pasluftës ka dhënë kontribut të madh, ndërsa tani si veteran merret me sportin e bukur të tenisit. Burrë i fjalës, veprimtar i shquar sportiv dhe sporti për të është ushqim jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat