Afati kalimtar me 1-15 korrik? Istogu paralajmëron prurje dhe largime

Hendboll

Afati kalimtar me 1-15 korrik? Istogu paralajmëron prurje dhe largime

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:05
Afati kalimtar me 1-15 korrik? Istogu paralajmëron prurje dhe largime

Klubet e hendbollit në Kosovë mendojnë për edicionin e ri, në radhët të parë të gjejnë sponsor, po ashtu disa shikojnë mundësinë edhe të përforcohen me lojtare e lojtarë!

Pritet që me 1 korrik të fillojë afati kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë dhe të përfundojë me 15 korrik. 

Data ende nuk është caktuar zyrtarisht e afatit kalimtar, por raportohet se mund të fillojë nga 1 korriku, si gjithmonë gjatë verës.

Nga ana tjetër, fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu (femrat) ka paralajmëruar prurje të reja dhe largime të disa hendbollisteve nga klubi, me synime që të përforcohen për Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat