Pse duhet të kemi Superligën A dhe B të Kosovës te femrat?

Hendboll

Pse duhet të kemi Superligën A dhe B të Kosovës te femrat?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:19
Pse duhet të kemi Superligën A dhe B të Kosovës te femrat?

Komisionet përkatëse të Federatës së Hendbollit të Kosovës, duhet të mendojnë një variant tjetër dhe më të kapshëm për hendbollin femëror, ta shtojë rivalitetin.

Superliga me 12 ekipe është e stërngarkuar, sidomos për skuadrat që luftojnë për titull sepse dallimi është i madh në cilësi me skuadrat e fundit.

Cili do të ishte varianti më i mirë dhe shpëtues për ligën e femrave?

Të kemi Superligën A dhe Superligën B me nga 6 ekipe! 

Në vjeshtë të luhen me sistem të dyfishtë, 10 ndeshje. Skuadra e 6-të apo e fundit e Superligës A të bie në Superligën B për stinorin pranveror, ndërsa pozita e parë e  Superligës B të ngjitet në Superligën A për pranverë! 

Ndërkaq, dy vendet e para të Ligës së Parë të futen në Superligën B për stinorin pranveror dhe të rritet Superliga B me 8 ekipe.

 Një variant i ngjashëm sikur i volejbollit.

Po ashtu të zgjidhet edhe sistemi i pikëve për Superligën A se si të mbeten për pranverë, ndërsa në Superligën B të gjitha skuadra të startojnë me pikë 0!    

Në fund të kampionatit, nga liga të largohen pozita e shtatë dhe e tetë, ndërsa i gjashti i Superligës B të luajë për mbetje në ligë me të parin e Ligës së Parë për stinorin pranveror.  

Një Superligë me 12 ekipe nuk është panoramë e mirë, vetëm e shkatërron cilësinë, sepse dallimi është shumë i madh. Shumë ndeshje po e humbin kuptimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat