FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

Hendboll

FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:14
FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. Javën e kaluar në Prishtinë u mbajt turneu i grupit A të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 (femrat). Në Prishtinë qëndruan ekipet kombëtare të Portugalisë, Luksemburgut e Qipros.

Organizimi i bërë nga FHK-ja është vlerësuar lartë nga ekipet pjesëmarrëse. Në adresë të FHK-së kanë ardhur letra falënderimi nga Federata e Hendbollit e Portugalisë dhe ajo e Qipros. Portugezët kanë falënderuar Federatën tonë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe për organizimin shembullor.

Ndërkohë qipriotët e kanë vlerësuar FHK-në për nikoqirllëkun dhe për organizimin e ngjarjes.

FHK-ja vazhdimisht vlerësohet lartë për ngjarjet që i organizon dhe tashmë ka besimin e plotë të EHF-së dhe IHF-së.

Në Kosova është organizuar Kampionati i IHF-së për Vendet me Hendboll në Zhvillim, pastaj IHF Trophy për Evropë dhe ai Ndërkontinental dhe shumë turne kualifikues. Organizimi i ngjarjeve dhe pritja shembullore e Kombëtareve tjera është vlerë me të cilën mburremi të gjithë ne në familjen kosovare të hendbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat