Vëllaznimi fiton titullin e kampionit në Ligën e Juniorëve

Hendboll

Vëllaznimi fiton titullin e kampionit në Ligën e Juniorëve

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 00:00
Vëllaznimi fiton titullin e kampionit në Ligën e Juniorëve

Vëllaznimi i Gjakovës është kampion i Kosovës në hendboll për grupmoshën e juniorëve.

Në finale të Ligës së juniorëve, të dielën në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 42:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:10 për gjakovarët.

Ermal Dukaj shënoi 12 gola për Vëllaznimin, Mali Luzha i shtoi 8 e Çlirim Rama 7 gola.

Arianit Murseli shënoi 15 gola për Zhegrën kurse 7 i shtoi Elion Goçi.

Për vend të tretë u takuan Besa Famgas e Prishtina. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 29:26. Dardan Ramadani shënoi 9 gola për Prishtinën. 13 gola për Besa Famgas i kishte Jon Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat