Istogu në Evropë

Hendboll

Istogu në Evropë

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:17
Istogu në Evropë

Klubi i hendbollit Istogu, fitues i Kupës së Kosovës, konfirmon pjesëmarrjen në garat evropian. Nënkampionja e Kosovës pretendon të arrijë rezultate sa më të mira. Nuk duhet harruar faktin se Istogu në edicion e kaluar ka befasuar për të mirë dhe vetëm fati sportiv i eliminoi nga garat evropiane.

Kryetrajneri Faruk Shala synon që të përgatit ekipin në mënyrën më mirë.

“Istogu për herë të 6 me radhë përfaqëson Kosovën  në Evropë.
KHF Istogu në edicionin 2021/2022 do të garoj në EHF European Cup, është kjo pjesëmarrja e gjashtë me radhë e skuadrës nga qyteti i Istogut në kupat evropiane.

Lajmi që shikuesve ju lejohet pjesëmarrja në palestra sportive është i mirësëardhur për skuadrën tonë, ngase qytetaret Istogas do të kenë mundësinë nga afër të përcjellin ndeshjet e skuadrës së qytetit të Istogut në kupat evropiane.

KHF Istogu është duke konsoliduar radhët e veta dhe synon që paraqitja e Istogut këtë vit të jetë me e mira e mundshme, duke falënderuar të gjithë ata që kontribojnë në çfarëdo forme, përkrahësit dhe sponzorët tonë duke qenë partner të përbashkët në sukseset tona.

Urojmë dhe do të angazhohemi maksimalisht drejt sukseseve të radhës, së bashku ne mundemi”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat